Dizajner - Content Creator
A keni sy për detajin, passion për dizajnin e brendshëm dhe aftësi për të krijuar përmbajtje vizuale që frymëzon? Othman Home kërkon një Dizajner - Content Creator me ide origjinale për të forcuar praninë tonë vizuale dhe për të treguar historinë e markës sonë në mënyrë atraktive.
- Lokacioni
- Kosovë
- Angazhimi
- Orar i plotë
Detajet e pozitës
Përshkrimi
Përshkrimi i Detyrës Si Dizajner - Content Creator, ju do të jeni përgjegjës për konceptimin, krijimin dhe realizimin e përmbajtjes vizuale (grafikë, foto, video) për rrjetet tona sociale, uebfaqen dhe materialet promovuese. Qëllimi juaj do të jetë paraqitja e produkteve tona në mënyrën më estetike dhe tërheqëse për klientët. Përgjegjësitë Kryesore: Konceptimi dhe krijimi i përmbajtjes vizuale (grafika, foto, reels, video të shkurtra) për rrjetet sociale (Instagram, Facebook, TikTok, etj.) dhe uebfaqen. Dizajnimi i materialeve promovuese digjitale dhe të printuara (banera, fletëpalosje, katalogë, e-mail newsletter). Realizimi dhe editimi i fotove e videove të produkteve dhe ambienteve të Othman Home. Ndjekja e trendeve më të fundit të dizajnit, arkitekturës së brendshme dhe krijimit të përmbajtjes në platformat digjitale. Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për zhvillimin e kampanjave të suksesshme me ide kreative. Kualifikimet e Kërkuara: Përvojë e dëshmuar në dizajn grafik dhe krijim përmbajtjeje (portofoli i punëve është i domosdoshëm). Njohuri shumë të mira të programeve nga Adobe Creative Cloud (Photoshop, Illustrator, Premiere Pro / CapCut ose programe të ngjashme editimi). Aftësi të shkëlqyera në fotografim dhe xhirim/editim videosh me telefon apo aparat profesional. Shije të zhvilluar estetike dhe njohuri për trendet e dekorit të shtëpisë e dizajnit. Aftësi të mira organizative, kreativitet dhe respektim i afateve kohore. Çfarë Ofrojmë: Ambient pune fleksibël, modern dhe inspirues. Liri kreative për të jetësuar idetë tuaja. Pagë konkurruese dhe mundësi zhvillimi profesional.
Kërkesat
Komunikim i mirë, përgjegjësi, gatishmëri për punë ekipore dhe orientim i sinqertë drejt klientit.